Meal Seç / Sure Seç

(ALBENIAN) QURAN
46 - Ahkaf
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
        
1. Ha, Mimë.
2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
3. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
4. Thuaj: “Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë”.
5. Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur’anit) që u erdhi, i thanë: “Kjo është magji e hapët!”
8. Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: “Nëse unë kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mveshni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitarë ndërmet meje e ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, Mëshiruesi”.
9. Thuaj: “Unë nuk jamë risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ju trheq qartas”.
10. Thuaj: “Më tregoni mua se nëse ai (Kur’ani) është rej All-llahut, e ju e mohua (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)?” E, s’ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
11. E ata që nuk besuan, atyre që besuani thanë: “Sikur të ishte ai (Kur’ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!” E dersa nuk drejtohen me të (Kur’anin), ata do të thonë: “Ky është trillim i kahershëm”.
12. E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’ia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
13. Ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikrisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
14. Të tillët janë banues të Xhennetit, aty do të jenë përgjithonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
15. Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjëmirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lndi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.
16. Të tillët jan ata që Ne ua pranojmë në mënyrë më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke rradhitur me banuesit e Xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
17. E ai që prindërve të vet u thotë: “Oh, përr ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kluar para meje (e nuk u ringjallën)?” E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) “I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!” po ai thotë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!”
18. Ata janë të tillë, kundër të cilëve a marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
19. E, secilit sipas veprave që i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t’u plotësohet e nuk u bëhet padrejtë.
20. E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuan urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues.
21. Përkjto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithatë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!
22. Ata i thanë: “A ke ardhur të na largosh prej zotave taë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh.
23. Ai tha: “VEtëm All-llahu di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant.
24. E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre thanë: “Kjo re do t na sjellë shi!” jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejt, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhemshëm.
25. (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtuqë nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqarë.
26. Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk u mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të munduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, e as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj, i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
27. Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugë të drejtë).
28. Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30. Thanë: “O populli ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!”
31. O populli ynë, përjigjuni thirrësut të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!”
33. a nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t’i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
34. E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): “A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?” Ata thonë : “Po pasha Zotin tonë!” Ai thotë: “Për shkak se nuk besuat, pra vuanie dënimin!”
35. Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos ërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar.