1. |
A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?
|
2. |
Atë ditë sheh fytyra të përulura,
|
3. |
Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
|
4. |
Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
|
5. |
U jepet të pijnë prej një kroi të valë.
|
6. |
Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.
|
7. |
Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
|
8. |
Atë ditë dheh fytyra të ndritshme,
|
9. |
Të kënaqura për veprimet e veta,
|
10. |
Në Xhennet të shkallës së lartë,
|
11. |
Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,
|
12. |
Aty ka kroje që rrjedhin,
|
13. |
Aty kanë shtretër të lartë,
|
14. |
Dhe gastare të vëna pranë,
|
15. |
Edhe jastekë të renduar për mbështetje,
|
16. |
Edhe qilima të shtruar.
|
17. |
A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?
|
18. |
Edhe qiellin se si është ngritur lart!
|
19. |
Edhe kodrat se si janë venduar!
|
20. |
Edhe tokën se si është shtruar!
|
21. |
E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues,
|
22. |
Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!
|
23. |
Përveç atij zbrapset e nuk beson,
|
24. |
All-llahu atë me vuajtje e dënon.
|
25. |
Vetëm te Ne kthimin e kanë.
|
26. |
Dhe vetëm detyrë Jona është llogaira e tyre.
|